|
Si te
blejme?
Keshilla
te hollesishme per ata qe nuk kane pervoje ne blerjet Online
Si te zgjedhim?
Produkti qe deshironi mund te kerkohet ose duke perdorur
kerkimin (search) dhe ne te te shkruani emrin e produktit apo
te autorit ,ose te kerkoni duke perdorur kategorite.Psh nese
deshironi te blini filmin “Mesonjtorja” ate e gjeni duke
klikuar tek KERKIMI dhe ne faqen qe hapet te shkruani
MESONJTORJA. Neqoftese nuk e dini emrin e produktit qe
deshironi por psh,doni te blini nje film shqiptar duhet te
shikoni djathtas ekranit dhe te klikoni tek kategoria
perkatese,ne kete rast VIDEO. Kategoria ne fjale degezohet dhe
ju duhet te klikoni tek nenkategoria qe deshironi,ne rastin
perkates tek FILMI ARTISTIK. Perpara jush do te hapet katalogu
me filmin artistik. Kujdes! Jo te gjithe filmat artistike
ndodhen ne nje faqe.Per te shkuar ne faqen tjeter,ne fund te
faqes eshte butoni NEXT qe duke e klikuar do te shkoni
tek faqja tjeter e filmit artistik dhe keshtu me radhe.
Kur ju e keni identifikuar produktin qe do te blini,
atehere klikoni ne fotografi per te pare me gjeresisht
permbajtjen ose klikoni nje nga dy butonat qe jane perpara
jush KALOJE NE SHPORTE dhe BLIJE KETE.
Cfare eshte shporta (Basket)
Nese ju deshironi te blini vetem kete produkt ,ju mund ta
blini direkt duke klikuar BLIJE KETE ose KALOJE NE
SHPORTE dhe me pas ne anen e majte te ekranit ne cepin
lart duhet te klikoni aty ku shkruhet ne germa te bardha mbi
shiritin blu PAGESA.
Nese deshironi te blini me shume se nje produkt, atehere
klikoni vetem
KALOJE NE
SHPORTE dhe vazhdoni kerkimin per produktet e tjera qe
deshironi duke ndjekur te njejten rruge: identifikimin dhe
futjen ne shporte te tyre dhe vetem pasi te keni mbaruar se
zgjedhuri klikoni tek PAGESA. E japim kete keshille
pasi ne kete menyre ju do te reduktoni shpenzimet postare te
cilat jane me te medha nese kater produkte i paguani me vete
dhe jo se bashku,pasi shpenzimet postare ne kete menyre u
llogariten nga sistemi kater here.
Pasi i keni futur produktet ne shporte ato mund t’i shikoni
duke klikuar tek linku SHPORTA qe ndodhet e shkruar me
germa te bardha ne shiritin blu ne krye te faqes.Duke klikuar
tek SHPORTA ju keni mundesi ta fshini duke klikuar tek
butoni FSHIJE ose te futni me shume se nje cope nga ku
produkt duke ndryshuar numurin ne kuti dhe duke klikuar
butonin UPDATE
Si te paguajme
Klikoni linkun PAGESA te shkruar me te bardha ne shiritin
blu ne anen e majte te ekranit.
Perpara jush do te dalin dy opsione:
Create New Account (Krijo nje llogari te re)
Place Order Without Account (Beje pagesen pa hapur nje
llogari personale)
Ne
rastin e pare do te mbushni formularinqe do te hapet duke
zgjedhur :
Emrin e
identifikimit (LOGIN)
Emailin
ku do te dergohet fjalekalimi ne rast se e harroni (Email
Lost Passwords To), Fjalekalimi te cilin do ta shkruani
ne dy kutite (Password dhe Confirm Password )
Me pas do te keni nje formular ne dy kolona
Ne anen e djathte te ekranit : Ship to ( Adresa e
marresit te mallit)
Ne anen e majte te ekranit : Bill to ( Adresa e
personit qe paguan,qe zoteron karten e kreditit)
Ne rast se se ai qe e merr mallin eshte I njejti me ate qe
paguan atehere mbushet vetem njera ane ajo ne anen e djathte
(SHIP TO)
Mbushen me kujdes kolonat .Kolonat me te zeza jane te
detyrueshme.
Ne rastet kur bleresi eshte jashte SHBA (OUTSIDE US)
do te mbushet kolona poshte qe nuk eshte shenuar me te zeze
por eshte kursive:
Other
State/Province
Per
rastet kur bleresi ndodhet ne zona ku nuk ka Zip Cod
si psh ne rastin e Shqiperise, atehere shenoni 00000
Pasi ta
keni mbushur formularin,kontrolloni dhe njehere te dhenat dhe
klikoni ne butonin qe ndodhet ne fund te faqes ne krahun e
majte te ekranit ku shkruan CONTINUE
Net e
njejten menyre veprohet edhe ne rastin kur ben pagesen pa
hapur nje llogari personale.
Pasi te
klikoni CONTINUE faqja qe hapet u tregon menyren se si
behet postimi dhe shumen perlatese qe llogaritet ne baze te
peshes dhe te vendit nga behet postimi
Klikohet
perseri CONTINUE dhe ne faqen pasardhese shkruani me
kujdes emrin e kredit kartes,llojin,(Visa apo mastercard)
numurin dhe daten e skadimit dhe shtypni perseri butonin
CONTINUE.
Ju
tashme e keni bere pagesen dhe perpara do te hapet nje faqe
me faturen tuaj te cilen mund ta printoni. Nje kopje e
fatures do t’u vije dhe me email
|